Site icon Telegrafi

Dënohet me 25 vjet burg mashtruesi më i madh me kriptovaluta në SHBA

Sam Bankman-Fried, themeluesi i FTX, një prej këmbimoreve më të mëdha të kriptovalutave në botë, është dënuar me 25 vjet burg nga Gjykata Federale në Manhattan (New York).

Vendimi u shpall gjatë ditës së sotme nga gjyqtari Lewis Kaplan, raporton reuters.

Kjo praktikisht do të thotë se njeriu që mbushi 32 vjeç më 6 mars, njeriu që u ngrit në parajsë dhe u shpall gjeni, dhe më pas u karakterizua si një nga mashtruesit më të mëdhenj në historinë amerikane, do të kalojë pjesën tjetër të jetës së tij pas hekurave derisa të jetë 57 vjeç.

Prokuroria i kërkoi Kaplanit që të dënojë Bankmanin me 40 deri në 50 vjet burg me shpjegimin se ai “vodhi tetë miliardë dollarë nga investitorët”.

Lexo po ashtu Si ndodhi që mbreti i kriptomonedhave humbi gati 16 miliardë euro brenda një dite

“Theksoj – ka vjedhur, sepse nuk ka qenë lëvizje në momentin e krizës së likuiditetit, as keqmenaxhim i punëve, vlerësim i keq nga ana e kreut të kompanisë. Nuk ishte vetëm një humbje financiare në letër”, përfundoi prokurori Nicholas Ross.

Ndryshe, Frid ka diplomuar në Institutin e Teknologjisë në Massachusetts ndërsa bëri bum me Bitcoin dhe asete të tjera digjitale, të cilat kapnin vlerën neto prej 26 miliardë dollarësh, sipas revistës Forbes, para se të mbushte 30 vjeç.

Ai gjithashtu ishte një nga kontribuuesit më të mëdhenj për kandidatët demokratë dhe kauzat politike përpara zgjedhjeve afatmesme amerikane të vitit 2020. /Telegrafi/

Exit mobile version