Site icon Telegrafi

Dënohet me 200 euro punonjësi i një shkolle në Prizren – ua mati temperaturën formalisht nxënësve

Është dënuar me 200 euro punonjësi i një shkolle në Prizren, pasi që ua mati formalisht temperaturën nxënësve, si masë preventive ndaj COVID-19.

Drejtori i Inspeksionit në Prizren, Edon Muçaj, ka njoftuar se punonjësi i kësaj shkolle është dënuar me 200 euro gjobë, transmeton Telegrafi.

“Matja e temperaturës me termometër dixhital tek nxënësit e shkollave për mbrojtjen e tyre nga pandemia COVID-19 është e rregulluar me Ligjin antiCOVID andaj duhet zbatuar! Kësaj radhe gjobë mandatore si udhërrëfim që rastet e tjera të njëjta të mos përsëriten”, ka shkruar ai.

Ndryshe, rritja e rasteve me COVID-19 është duke vazhduar, ku në 24-orët e fundit janë konfirmuar 828 raste të reja. /Telegrafi/

Exit mobile version