Site icon Telegrafi

Dënohet me 20 vjet burg për vrasjen e dy të rinjve te parku në Prishtinë

Gjykata Themelore në Prishtinë e ka dënuar me 20 vjet burgim, Lulzim Idrizin, për vrasjen e dy të rinjve, Eron Agaj dhe Arianit Gashi te Parku i qytetit në Prishtinë.

Gjykata e dënuar Idrizin me 29 vjet burgim efektiv, duke ia llogaritur edhe kohën e qëndrimit në paraburgim nga 19 nëntori i vitit 2017.

Lexo po ashtu I akuzuari rrëfen arsyet e vrasjes së dy të rinjve te parku i Prishtinës: Gjithçka nisi shkaku i një borxhi prej 1,300 euro

Ndryshe, Lulzim Idrizi më 29 gusht të vitit 2016 në Prishtinë në rrugën “Hamëz Jashari”, për shkak të një mosmarrëveshje rreth një borxhi ka vrarë Eron Agajn dhe  Arianit Gashin.

Lexo po ashtu Vrasja e dyfishtë te Parku i Qytetit, dëshmon nëna e viktimës

Idrizi ka shtënë në drejtim të tyre me armë zjarri, duke i goditur disa herë nëpër pjesë të ndryshme të trupit. Për shkak të lëndimeve të rënda trupore, Eron Agaj kishte vdekur në vendin e ngjarjes ndërsa i ndjeri tjetër Arianit Gashi në QKUK.

Exit mobile version