Callum Hobbs nga Surrey i Anglisë, është dënuar me 18 muaj burg, për shkak të aksidentit që e la shoqëruesen e tij, me lëndime të konsiderueshme.
Pamjet e kamerës të vendosur në veturën e 20-vjeçarit, kanë zbuluar se si ai shpejtoi deri në 150 kilometra në orë, në një zonë ku nuk lejohet shpejtësia mbi 50 kilometra në orë, derisa nuk u përplas për muri, transmeton Telegrafi.
Gjatë vozitjes, ai ka vozitur edhe në anën e kundërt të rrugës, derisa në drejtim të tij po shkonte një autobus, por që shmangu ndonjë aksident.
Mbi të rëndon akuza për vozitje të pakujdesshme dhe shkaktim të lëndimeve të pasagjerit, andaj edhe u dënua me burg.
Derisa ai nuk pësoi ndonjë lëndim, pasagjerja që ishte me të ka lëndime në shpinë dhe ende është duke marrë trajtim, prej aksidentit që ndodhi tetë muaj më parë. /Telegrafi/