Joy Douglas e ka marrë vesh, por me vonesë, se në Amerikë është e ndaluar të ngjyrosen kafshët shtëpiake. Ligji, i cili është në fuqi që disa vite, ndalon që cilësdo kafshë t’i ndryshohet, në mënyrë artificiale, ngjyra e lëkurës.
Ligji është miratuar për shkak se njerëzit, të cilët si kafshë shtëpiake kanë lepuj, për Pashkët i ngjyrosin ata sikur të ishin vezët.