Site icon Telegrafi

Dënohen transportuesit e Dubait që kontrabanduan miliona para të gatshme në valixhe

Gjashtë persona që kontrabanduan miliona paund para kriminale të mbushura në valixhe nga Londra në Dubai janë dënuar.

Jo-Emma Larvin, Jonathan Johnson, Beatrice Auty, Amy Harrison, Nicola Esson dhe Muhammad Ilyas lëvizën paratë gjatë vitit 2019 dhe 2020, thanë detektivët.

Në Gjykatën e Kurorës në Isleworth, Auty u dënua me burgim për 42 muaj, ndërsa të tjerët morën dënime me kusht.

Ata ishin dënuar për largimin e pasurisë kriminale në muajin prill.

Agjencia Kombëtare e Krimit tha që të gjashtë ata ishin pjesë e një skeme të pastrimit të parave ku më shumë se 104 milionë euro u larguan nga MB, e cila u drejtua nga Abdullah Alfalasi, 48 vjeç, i cili u dënua në korrik të vitit 2022 me nëntë vjet e shtatë muaj.

Gjatë gjykimit ishe thënë se ata i transportuan paratë në Dubai, nëpërmjet Heathrow, gjatë 83 udhëtimeve të veçanta midis nëntorit të vitit 2019 dhe tetorit të vitit 2020 dhe ishin paguar rreth 3,000 euro për çdo udhëtim, duke udhëtuar në klasën e biznesit për të lejuar bagazhe shtesë.

Banda komunikoi në një grup WhatsApp të quajtur “Sunshine and Lollipops” dhe një letër nga një kompani e quajtur Omnivest iu dorëzua doganës në Dubai, ndërsa paratë ishin deklaruar, iu është thënë juristëve.

Oficerët thanë se rrjeti mblodhi paratë, që mendohej se ishin fituar nga shitja e drogës në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar, dhe i paketoi në valixhe me vakum, secila përmbante rreth 500,000 euro, të spërkatura me kafe ose freskues ajri në një përpjekje për të fshehur përmbajtjen nga qentë e zbulimit. /KP/

Exit mobile version