Telegrafi

Dënohen tetë persona për vrasjen e gazetarit Jamal Khashoggi

Arabia Saudite ka dënuar tetë persona të akuzuar për vrasjen e gazetarit Jamal Khashoggi, njoftuan autoritetet të hënën.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, pesë persona u dënuan me nga 20 vjet burgim, kurse tre të tjerë me nga shtatë deri në 10 vjet.

“Pesë nga të dënuarit do të përballen me 20 vjet burg dhe tre të tjerë u burgosën me 7-10 vjet”, deklaroi Agjencia Zyrtare e Shtypit në Arabinë Saudite, duke cituar shërbimin e prokurorisë publike.

Ndryshe, Khashoggi ishte zhdukur më 2 tetor të vitit 2018 derisa vizitoi konsullatën arabe në Turqi.

Ndërkohë më vonë autoritetet turke kishin raportuar se i njëjti ishte vrarë brenda konsullatës.

Trupi i gazetarit arab që besohet të jetë copëtuar, nuk është gjetur akoma. /Telegrafi/