Site icon Telegrafi

Dënohen sulmuesit që rrahën Ledri Vulën

Krenar Çoçaj e Gazmend Mirena u dënuan me nga gjashtë muaj burg për sulmin ndaj Ledri Vulës.

Çoçaj e Mirena u dënuan me nga gjashtë muaj burg, të cilin me pajtim të palëve mund ta kthejnë në gjobë.

1 ditë burgu të dënuarve do t’u llogaritet 20 euro, raporton Kallxo.com.

Gazmend Mirena u dënua përveç burgimit edhe më gjobën prej 1000 eurove.

Vendimi për Çoçajn e Mirenën u vonua për rreth një orë pasi gjyqtarët ishin në takim me kryetaren e Gjykatës Themelore në Prishtinë Afërdita Bytyqi.

Dje u dha fjala përfundimtare në këtë proces gjyqësor në të cilin prokuroria kërkoi dënim, e mbrojtja lirim të të akuzuarve.

Krenar Çoçaj bashkë me Gazmend Mirenën akuzohen se natën e 7 qershorit 2012, kishin sulmuar Ledri Vulën pasi ia kishin zënë rrugën me veturë dhe e kishin nxjerrë nga vetura në njërën nga rrugët kryesore të Prishtinës. /Kallxo.com/

Exit mobile version