Site icon Telegrafi

Dënohen pse shkëmbyen SMS të turpshëm

Stjuardesa 40 vjeçare dhe shefi i saj 47 vjeçar, të cilët punojnë për një kompani ajrore nga Dubai, janë dënuar për sjellje të pahijshme. Ata fillimisht u dënuan me nga gjashtë vjet burg dhe dëbim nga shteti, por pas ankesës është zbutur edhe dënimi dhe nuk do të deportohen nga Dubai.

Pas këtij rasti burri i stjuardesës ka kërkuar shkurorëzim, duke e akuzuar bashkëshorten për tradhti.

Kompania telefonike “Etisalat” me urdhër të gjyqit ka publikuar listën e mesazheve telefonike. Stjuardesa tha se motra e saj ka qenë në lidhje me shefin dhe ka përdorur telefonin e saj. Gjyqi nuk i besoi asaj dhe e dënoi edhe motrën e saj me tre muaj burg për dëshmi të rreme.

Edhe pse Dubai është pikë turistike dhe qytet kosmopolitan dhe vlerësohet si qyteti më liberal në Emiratet e Bashkuara Arabe sa i përket rregullave morale, megjithatë sjellja e pahijshme nuk është e pëlqyeshme. Ditë më parë një çift britanik është dënuar me një muaj burg pasi ishin puthur në një vend publik, në restorant. /Telegrafi/

Exit mobile version