Telegrafi

Dënohen për shqetësim të delfinit

Michael Jukes (27-vjeçar) dhe Daniel Buck (26-vjeçar) janë dënuar me nga 120 orë të punës në të mirë të shoqërisë dhe gjobë prej 330 eurosh.

Gjykata në Douvre, në juglindje të Anglisë, ka vlerësuar se ata qëllimisht dhe/apo pa menduar kanë shqetësuar një kafshë të egër, në këtë rast delfinin Dave, i cili është atraksioni lokal për turistët, kur para mëngjesit, pas shumë pijeve të pira, kanë vendosur të freskohen duke u larë.

Të akuzuarit gjatë gjykimit kanë thënë se kanë qenë të sigurt se edhe delfini është ”kënaqur” po aq sa edhe vet ata.