Liridon Kukaj dhe Armend Thaqi janë dënuar me nga dy ndeshje tek Prishtina, ndërkohë Haxhi Zeka dhe Fisnik Papuqi do t’i mungojnë Besës në dy takimet e radhës. Ndërkohë kryesuesit së Superligës, Llamkos Kosovës i është hapur procedurë disiplinore për shkak të disa lëshimeve në organizmin e ndeshjes me Dritën.
Portieri i vushtrriasve, Petrit Tahiri është pezulluar deri në vendimin e radhës së Komisionit të Garave për arsye se ende nuk e ka dorëzuar deklaratën e tij në FFK. Këto i konfirmoi për gazetën Arena zyrtari i Komisionit Disiplinor pranë Federatës së Futbollit të Kosovës, Adem Qollakaj. /Tribuna/Telegrafi/