Site icon Telegrafi

Dënohen hajnat virtual

Gjykata e qarkut në qytetin Leeuwarden ka dëshmuar se 15-vjeçari dhe 14-vjeçari kanë shtyrë djaloshin 13-vjeçar që “amuletin virtual dhe maskën virtuale” t’i bart nga loja e internetit RuneScape në “llogaritë” e tyre.

"Këto janë gjësende virtuale, e sipas ligjit holandez, mall, prandaj kjo është hajni", ka thënë gjyqi në vendimin e lëshuar.

Djaloshi pak më i vjetër është dënuar me 200 orë pune në të mirë të shoqërisë derisa ai më i ri me 160 orë.

Exit mobile version