Ndeshja e zhvilluar në ‘Karagaçi’ u lejua të zhvillohej nga gjyqtarët, ndonëse ngjyrat e fanellave të basketbollistëve të të dyja klubeve ishin të mbyllta, çka bie ndesh me nenin 16 të Propozicionit të Garave, raporton Tribuna.
Komisari i Garave për këtë sfidë dënoi edhe kreun e Besës, Arbër Elshanin. Për shkak të reagimeve josportive dhe fyerjeve pas përfundimit të ndeshjes u dënua me 150 euro. Ndryshe, kjo është ndeshja e dytë këtë stinor që në Pejë gjyqtarët dënohen për shkak të ngjyrës së fanellave. Pikërisht Zeka ishte dënuar disa javë më parë, pasi në ‘Karagaçi’ Besa dhe Drita luajtën me fanella, ngjyra e të cilave ishte pothuajse e njëjtë. /Telegrafi/