Site icon Telegrafi

Dënohen me gjobë të lartë për hedhjen e mbeturinave të forta para një lokali (Video)

Pronarët e një kompanie të mobileve në Londër, janë dënuar me dhjetëmijë euro gjobë, pasi hodhën mbeturina të forta para një lokali.

Ata u identifikuan me lehtësi, pasi shfrytëzuan kamionin me logon e kompanisë, për t’i hedhur mjetet në një zonë, jo shumë larg prej ku e zhvillojnë biznesin, transmeton Telegrafi.

Veprimi i tyre është konsideruar shumë i ulët, ndërsa shumë klientë kanë thënë se më nuk do të blejnë punimet e tyre.

Punonjësi duke hedhur mbeturinat anash lokalit

Raportohet se kjo nuk është hera e parë, që ata nuk i dërgojnë mbeturinat nga punishtja në deponinë e duhur, që e kanë shumë larg.

Mirëpo, përdorin alternativa tjera, duke hedhur nëpër pjesë që duket se nuk shfrytëzohen shumë. /Telegrafi/

Exit mobile version