Në njoftimin e EULEX-it thuhet se kushëriri i tij, Muhamet Hajra, u dënua me tri vite burgim për veprat penale të vrasjes dhe të bartjes, kontrollit dhe posedimit/përdorimit të paautorizuar të armëve.
Viktima ka qenë Shqipe Hajra, motra e Zaim Hajrës, e cila ishte qëlluar për vdekje në fshatin Rakinicë në Skenderaj më 28 nëntor 2009.
Prokurori i EULEX-it dhe avokati arritën një marrëveshje ndërgjygjësie që u pranua nga gjykata gjatë një seance të dëgjimit publik të mbajtur më 30 maj. Aktgjykimi për dënim është lëshuar më 31 maj. /Telegrafi/