Rikardo Novak është kryetari i ri i ishullit Hvar të Kroacisë, që ka marrë masa të ashpra ndaj turistëve të pasjellshëm.
Me anë të ligjit që ka hyrë në fuqi, turistët dënohen deri në 600 euro po që se zhvishen në qendrën e qytetit.
Të gjithë ata që hanë dhe pinë në shesh, do të dënohen me 700 euro, në përpjekje që të ndalohet konsumi i alkoolit në publik.
“Kurseni paratë dhe kënaquni në Hvar”, shkruan në tabelat ku tregohet për veprimet e ndaluara dhe dënimet që pasojnë.
“Më parë kishte urinë dhe vjellje kudo, kurse të dehurit e zhveshur shfaqeshin para delegacioneve të ndryshme. Këto janë ndaluar përfundimisht”, thuhet në raportin e mediave lokale. /Telegrafi/