Site icon Telegrafi

Dënohen me 57 vite burg vrasësit e kamarierit në Mat

25 vjet burg për Përparim Bojën, 17 vjet për Astrit Bojën dhe 15 vjet burg për Fatjon Canin.

Këto janë dënimet e dhëna sot nga Gjykata e Apelit për tre të dyshuarit për vrasjen dhe groposjen e të riut Fatjon Barmeta katër vite më parë në Mat.

Në vendimin e sotëm u la në fuqi ai i dhënë në shkallën e parë të gjyqësorit, duke i shpallur fajtor të pandehurit, për veprën penale “vrasje me paramendim” të kryer në bashkëpunim.

Ata akuzohen se kanë vrarë dhe më pas kanë mbuluar me zhavorr të ndjerin Fatjon Barmeta. Ngjarja ka ndodhur më 22 nëntor të vitit 2012 në Klos të rrethit Mat.

Nga hetimi i prokurorisë ka rezultuar se vëllezërit Boja dhe miku i tyre, Cani, kanë goditur për vdekje me sende të forta viktimën, pasi dyshonin se ai kishte sjellje ngacmuese ndaj bashkëshortes së Përparim Bojës.

Barmeta ishte masakruar, lidhur me tela dhe ishte hedhur në një gropë, ku për nxjerrjen e tij policia është orvatur rreth dy orë.

Exit mobile version