Ministria e Punëve të Brendshme vazhdoi me aksionet e përforcuara kontrolluese në komunikacion.
“Vetëm në territorin e Shkupit janë shqiptuar 299 dënime, prej të cilave 34 janë për vozitje pa leje vozitje, 23 janë për mosregjistrim të automjeteve, 13 masa për kalim në të kuqe dhe 29 dënime për përdorim të telefonit gjatë vozitje”, thonë nga SPB Shkup, njofton Telegrafi Maqedoni.
Nga policia sqarojnë se po ashtu janë shqiptuar 95 masa për parkim jo të rregullt dhe se janë ngritur 65 automjete, ndërsa për mosmbajtje të maskës janë shqiptuar 10 dënime.
“Aksionet e përforcuara do të vazhdojnë edhe gjatë ditëve të ardhshme. Ju bëjmë thirrje qytetarëve që t’i respektojnë rregullat rregullat në komunikacion në mënyrë që të rritet siguria”, thuhet në njoftimin e policisë./Telegrafi/