Site icon Telegrafi

Dënohen 200 shoferë në Shkup

Reparti për siguri në komunikacionin rrugor pranë Sektorit për Punë të Brendshme dje nga ora 6:00 deri në orën 24:00 zbatoi kontroll të tejkalimit të shpejtësisë së automjeteve.

Nga kontrolli është vërtetuar se 37 vozitës kanë tejkaluar shpejtësinë dhe janë zbuluar 71 kundërvajtje tjera, njofton Telegrafi Maqedoni.

MPB sot njoftoi se mbrëmë nga ora 21:00 deri në orën 24:00 ka zbatuar kontroll për motoçiklistët ku ka zbuluar 26 kundërvajtje dhe janë konstatuar edhe 43 kundërvajtje tjera.

Më 28.07.2019 nga ora nga mesnata deri në orën 5:00 është zbatuar kontroll për zbulimin e vozitësve që drejtojnë automjetin nën ndikim të alkoolit dhe janë zbuluar 13 vozitës të dehur./Telegrafi/

Exit mobile version