Legjenda e NBA-së, Dennis Rodman ka zbuluar disa të kaluara nga vëllazëria e tij me diktatorin e Koresë së Veriut, Kim Jong Un, duke treguar sesi dyshja kënaqej me “femra dhe vodka” kur u takuan për herë të parë.
Rodman, tani 58 vjeç, shkoi në Pyongyang në vitin 2013 në një udhëtim me Harlem Globetrotters dhe zbuloi një histori interesante gjatë një bisede me ish-boksierin Mike Tyson.
“Jam duke menduar të bëj një shfaqje autografi ose do të luaj basketboll. Nuk di asgjë për Korenë e Veriut, budalla i çmendur, apo jo?”, ka thënë fillimisht Rodman.
Kur Kim shkoi të përshëndeste Rodmanin pas një loje basketbolli, ish-lojtari tha që ai nuk e dinte kush ishte lideri.
“Ai më pyeti: Ju pëlqen vendi im? dhe i thashë ‘po, është mirë, është modern, është në rregull”.
Diktatori tani 36-vjeçar i tha atij: “Ne i kërkuam Michael Jordanit të vinte, por ai nuk donte të vinte, kështu që ju kërkuam juve”.
Ata shpejt u lidhën për dashurinë e tyre të përbashkët për lojën, dhe më pas Kim Jong Un e ftoi atë në shtëpinë e tij për një festë të egër, pretendon Rodman.
“Le të darkojmë sonte. Një karioke të vogël dhe të ketë ndonjë vodka, disa femra të nxehta dhe gjëra të tilla”, i tha lideri i Koresë së Veriut atij.
“Një gjë tjetër që unë e di është se ne ishim duke darkuar dhe ishim shumë të dehur. Ai filloi të këndojë karioke dhe unë nuk ia kisha idenë për çfarë ai fliste”, shtoi amerikani.
“Pastaj, një grup prej 18 femrash “të nxehta” dolën në skenë – dhe interpretuan vetëm këngë me temë nga shfaqja televizive e vitit 1978 Dallas”.
Në fund, Rodman tregoi se ai i sugjeroi Kim Jongut që ata të mësojnë meloditë e tjera – disa të Pearl Jam, Van Halen dhe Rolling Stones dhe, herën tjetër që ai vizitoi Korenë e Veriut, ata luajtën të gjitha kërkesat e tij. /Telegrafi/