Telegrafi

Dennis Rodman përsëri në Korenë e Veriut, cili është misioni i tij? (Foto)

Ish-ylli i NBA, Dennis Rodman, ka udhëtuar sërish në Korenë e Veriut. 56-vjeçari është një vizitues i shpeshtë i vendit të izoluar dhe ka siguruar qasje të rrallë tek autoritet e atij vendi.

CNN ka njoftuar se ai është parë në aeroportin e Pekinit të martën dhe është nisur në drejtim të kryeqytetit Pyongyang.

Lexo po ashtu Yjet e mëdha të sportit që ishin miq me kriminelë dhe diktatorë (Foto)

Nuk dihet arsyeja e shkuarjes së tij atje, ndërsa disa analistë kanë spekuluar se do të dërgojë një mesazh të presidentit amerikan, Donald Trump.

Në një postim në Instagram, Rodman e ka falënderuar sponsorin e tij që ia ka mundësuar udhëtimin në Korenë e Veriut.

Në shkurt të vitit 2013, Rodman u bë ndër amerikanët e parë që u takua me Kim Jong-un, i cili kishte marrë drejtimin e Koresë së Veriut në vitin 2011 pas vdekjes së babait të tij.

Rodman udhëtoi përsëri në shtator të vitit 2013, kur e kishte mbajtur në duar vajzën e porsalindur të Kim. Disa muaj më pas, ai udhëtoi prapë në Korenë e Veriut me disa ish-basketbollistë të tjerë. /Telegrafi/