Site icon Telegrafi

Dennis Rodman është arrestuar për vozitje në gjendje të dehur

(Foto: Getty Images)

Ish-basketbollisti i NBA, i cili e ka provuar veten edhe në aktrim, Dennis Rodman, është arrestuar në South Carolina për vozitje në gjendje të dehur.

Një zëdhënës ka thënë për City News Service se policët e kishin ndalur 56-vjeçarin për “vozitje të dhunshme”.

(Foto: Getty Images)

Pasi e kanë ndalur, policët i kanë kërkuar që ta bëjë testin e alkoolit, ndërsa ai ka dështuar meqë ka pasur më shumë alkool në trupin e tij se limiti i lejuar.

Rodman është treguar bashkëpunues me zyrtarët policorë, të cilët e kanë arrestuar dhe e kanë shoqëruar në paraburgim.

Mirëpo, ai e ka kaluar vetëm natën në paraburgim dhe pastaj është liruar në mëngjes.

(Foto: Getty Images)

Në vitet e fundit, Rodman ka qenë shpesh në media për shkak të udhëtimeve të tij në Korenë e Veriut.

Lexo po ashtu Rodman: Kim Jong-un e do Amerikën si gjithë të tjerët

Ai ka vizituar at vend dy herë në vitin 2013, një herë në vitin 2014 dhe një herë në qershorin e kaluar.

(Foto: Getty Images)

Në dy udhëtimet e para, ai është takuar personalisht me diktatorin Kim Jong Un, të cilin e ka përshkruar si mik për jetë. /Telegrafi/

Exit mobile version