Site icon Telegrafi

Dennis Mims dhe Jerome LaGrange te KB Trepça

Mims në vitin 2002 ishte në (NBA DRAFT) që menjëherë nënkupton se kemi të bëjmë me një qendër shumë cilësorë, i cili u transferua te Trepça nga skuadra e ligës së dytë gjermane, Duesseldorf, por më herët luajti edhe te skuadra e famshme turke Besiktas.

Është 32 vjeçar, i gjatë 206 cm, dhe gjatë karrierës së tij ka pasur një përqindje të mirë nga loja me 59.8 % gjuajtje të sakta nga loja, 78.3% i saktë nga gjuajtjet e lira dhe nga 2.6 bllokada për ndeshje.

Jerome LaGrange është 34 vjeçar dhe vjen nga skuadra rumune Mobitel Cluj, përndryshe nga fuqia e tretë e basketbollit të këtij shteti.

Më herët ka luajtur edhe në Vojvodinë dhe në Leotar të Bosnje dhe Hercegovinës. Është i gjatë 190 cm, shumë i shpejtë dhe i lëvizshëm me topin, ka një mesatare prej 14.7 pikë për ndeshje dhe 5.6 asistime. /Telegrafi/

Exit mobile version