Site icon Telegrafi

Denise Richards e ka ftuar ish-burrin Charlie Sheen në martesën e saj

Charlie Sheen dhe Denise Richards (Foto: Twitter/FreshPick News)

Përkundër gjithçkaje që kanë përjetuar në lidhjen e tyre, Denise Richards dhe Charlie Sheen, vazhdojnë të kenë raporte të mira me njëri-tjetrin.

Aktorja hollivudiane e ka ftuar ish-burrin e saj në martesën me të fejuarin Aaron Phypers.

https://twitter.com/GeekNerdCool/status/1038226996369731586

Sipas një burimi të UsWeekly, Denise u ka thënë miqve të afërm të saj se pret që aktori i famshëm të jetë i pranishëm në dasmë.

Lexo po ashtu Lajmet për Charlie Sheen

“Kushdo që ka kaluar nëpër një shkurorëzim ose që ka ndonjë partner me të cilin nuk është më në lidhje, ndërsa ka shumë emocion mes tyre… Mendoj se njerëzit do të arrijnë që të afrohen”.

“Ai dhe unë kemi raporte të mira sot. Unë gjithmonë fokusohem në këtë dhe te vajzat”, ka thënë më herët aktorja lidhur me marrëdhënien e saj me Sheen.

Dy aktorët kanë qenë të martuar në periudhën 2002-2006, ndërsa kanë dy vajza bashkë, të moshës 13 dhe 14 vjeçare.

Lexo po ashtu Lajmet për Denise Richards

Denise, po ashtu, ka edhe një fëmijë tjetër, të cilin e ka adoptuar në vitin 2011. /Telegrafi/

Exit mobile version