Site icon Telegrafi

Denis Zenelaj, talenti i Kosovës që po shkëlqen në Gjermani

(Foto: basketbolli.com)

Shumë basketbollistë të Kosovës luajnë me sukses në skuadra evropiane. Njëri ndër ta është edhe Denis Zenelaj. Ai paraqitet për skuadrën gjermane, Eisbaren Bremerhaven në Bundesliga 1 për U-19.

“Sezoni i fundit ka qenë shumë i suksesshëm për mua, si me paraqitje personale, ashtu edhe ekipore”, ka thënë në fillim Zenelaj për faqen zyrtare të FBK-së, ndërsa më pas ka folur edhe për synimet.

“Synimet e mia për të ardhmen janë të jem pjesë e Bundesligës së Parë gjermane dhe pjesë e një skuadre të Euroligës. Real Madridi, Fenerbahçe dhe CSKA Moska janë skuadrat e preferuara e mia ku do të doja të luaja një ditë”, ka shtuar tutje Zenelaj.

Denisi, i cili ka luajtur për Kerasan Prishtinën, është pjesë e grupmoshave të reja të Kosovës.

“Të luash për Kosovën, është një ndjenjë krenarie dhe kënaqësi, që mund ta ndjej vetëm kur luaj për Kosovën dhe jo në ndeshje tjera”, shtoi tutje basketbollisti i talentuar, i cili në fund tregoi se sa e rëndësishme është të stërvitesh në këtë kohë pandemie.

“Është shumë e rëndësishme që të jemi fizikisht në formë, sepse në kohërat e vështira dallojnë lojtarët e pasuksesshëm nga ata të suksesshëm”, përfundoi basketbollisti.

Denis Zenelaj është vetëm 17-vjeçar dhe shihet si një basketbollist me të ardhme të ndritur.

Exit mobile version