Site icon Telegrafi

Denis Zenelaj, i lumtur për ftesën nga Kosova: Shpresoj të kualifikohemi

(Foto: basketbolli.com)

Për herë të parë te Kosova A janë ftuar Denis Zenelaj dhe Dion Sheqiri. Denisi luan për skuadrën Eisbaren Bremerhaven në Gjermani. Ai është shprehur shumë i kënaqur që është grumbulluar te Kosova.

“Kemi filluar përgatitjet dhe deri më tani po shkojnë shumë mirë. Ne kemi shumë lojtarë të mirë dhe një trajner të mirë, andaj mendoj se gjasat janë shumë të mira për tu kualifikuar tutje”, është shprehur Zenelaj për faqen zyrtare të FBK-së dhe T7.

18-vjeçari ka folur për ndjenjën për tu grumbulluar te Kosova A. “Është një ndjenjë shumë e mirë, sepse kam punuar shumë për këtë ditë. Dua që në të ardhmen të jem pjesë e rregullt e Kosovës. Kam fituar shumë përvojë këtu. Më kanë pritur shumë mirë dhe jam tej mase i kënaqur me të gjithë”, ka thënë ai.

Dardanët do të luajnë në shtëpi përballë Luksemburgut (18 Shkurt) dhe Sllovakisë (20 Shkurt), në ndeshjet e fundit në Grupin B.

Nëse Dardanët shënojnë dy fitore në dy takimet e zhvilluara, atëherë do të kualifikohen në rrethin e ardhshëm.

Të gjitha ndeshjet e Dritares së Tretë të Grupit B do të zhvillohen në Prishtinë. Ky ishte vendimi i mëhershëm nga Bordi i FIBA Evropës, duke i besuar edhe një ngjarje të rëndësishme Federatës së Basketbollit të Kosovës.

Orari

18 Shkurt

16:00 Sllovakia-Islanda

19:00 Kosova-Luksemburgu

20 Shkurt

16:00 Luksemburgu-Islanda

19:00 Kosova-Sllovakia

Exit mobile version