Site icon Telegrafi

Denis Suarez: Nuk jam i lumtur te Barcelona

Mesfushori i Barcelonës, Denis Suarez, ka shprehur pakënaqësinë me situatën e tij te klubi katalanas

Talenti 24 vjeçar shënoi dy gola në start të sezonit, në Kupën e Mbretit.

Por, ai është i pakënaqur me minutazhin që i është dhënë, që është sa gjysma në raport me këtë kohë sezonin e kaluar.

Dhe, ai është i lidhur me kalim te Chelsea ose Napoli.

Ernesto Valverde

“Trajneri ka thënë se ndeshja ndaj Leonesas ishte një test ëpr ata që nuk luajnë rregullisht, kështu që ne do të shohim të shtunën nëse e kam tejkaluar testin.

“Unë punoj që të luaj, nëse nuk luaj do të shohim. Nuk jam i kënaqur, sepse nuk po luaj dhe kjo është ajo që dua, që të luaj”, deklaroi Denis Suarez.

Barcelona i shkon Espanyolit në atë që është kryendeshja e kësaj jave në La Liga. /Telegrafi/

Exit mobile version