Site icon Telegrafi

Denis MacShane në The Indipendent: Trump aksidentalisht mundet ta rindezë konfliktin e Kosovës!

Ish-ministri i Britanisë së Madhe për Evropën, Denis MacShane në një koment të botuar në numrin e sotëm të gazetës së njohur britanike The Independent, shkruan se Donald Trump, presidenti i posa zgjedhur i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, “aksidentalisht mund ta rindezë konfliktin në Ballkan”, mes Kosovës dhe Serbisë, transmeton Gazeta Blic.

McShane shkruan që Kremlini tashmë e “ka në agjendë çështjen e shkeljes së kufijve dhe ndezjen e konflikteve kufitare siç janë rastet në Moldavi, Gjeorgji dhe Ukrainë por edhe mbështet Beogradin në kërkesat për separatizmin nacionalist serb në Kosovë dhe Bosnje e Hercegovinë”.

Sipas McShane nëse Putini kërkon Trumpit një favor në mbështetje të Serbisë, Ballkani Perëndimor rrezikon të bjerë përsëri në konflikt të hapur dhe atë si në Bosnje dhe sidomos në Kosovë.

Pasi numëron serinë e incidenteve të kohëve të fundit në Kosovë të shkaktuara nga Serbia dhe duke u ndalur sidomos tek provokimi me tren, ish-politikani britanik konstaton që deri më tashti politika amerikane ka qenë e qartë kur Ballkani është në pyetje.

Qoftë demokratët ashtu edhe demokratët kanë marrë anën e shqiptarëve kundruall sprovave nacionaliste serbe.

Trump duhet të pyesë politikanët me përvojë nga Republikanët siç janë Bob Dole apo John McCaine me të cilët Hashim Thaçi është takuar së voni në Washington. Evropa është e pafuqishme të mbajë Ballkanin të qetë shkruan McShane prandaj një aksident nga Trump që do të hapte rrugë për Serbinë d.m.th. ndezje e konfliktit në Ballkan, shkruan McShane në Indipendent. /Gazeta Blic/

Exit mobile version