Në edicionin e fundit të emisionit “Suksesi është qëllimi yt”, Denis Gafuri bashkë me Asetila Kostinger Von Sonnenland kanë folur për thuajse çdo gjë rreth suksesit.
Në videon e mëposhtme, ju mund ta ndiqni emisionin e plotë dhe të mësoni shumë gjëra sa i përket suksesit, marrjes së vendimeve, rëndësisë së krijimit të lidhjeve, blockchainit e shumë gjërave tjera.
Përveç këtyre, këto janë temat të cilat dy ekspertët i kanë diskutuar:
– Çfarë e bën njeriun të suksesshëm
– Si ndihmon kureshtja në arritje të suksesit
– Cilat janë gabimet që nuk duhet t’i bëjmë përgjatë karrierës
– Rëndësia e mentorëve dhe këshillave të tyre për arritje të suksesit
– Marrja e vendimeve të vështira
– Sipërmarrësia
– Rëndësia dhe teknikat e ‘networking’ për të ndërtuar një rrjet të mirëfilltë të bashkëpunimit me njerëz
– Kujt t’i japim prioritet dhe si të prezantohemi gjatë takimeve në evente
– Si të kërkojmë ndihmë
– Çfarë kemi mësuar nga situata aktuale me coronavirusin
– Gratë në blockchain
– Ekspozimi i grave në sipërmarrësi, etj.