Site icon Telegrafi

Denis Gafuri dhe eksperti shqiptar i meditimit, Sheki Useini flasin për suksesin në emisionin “Suksesi është qëllimi yt”

Në emisionin “Suksesi është qëllimi yt” që udhëhiqet nga Denis Gafuri, i ftuar kësaj radhe ka qenë eksperti shqiptar i meditimit, Sheki Useini.

Sheki Useini është ekspert dhe mjeshtër i meditimit dhe hipnozës.

Siç edhe është thelbi i emisionit – pra qëllimi i suksesit – ashtu edhe Sheki ka treguar e shpjeguar rrugëtimin e tij të gjatë e plot sfida për ta arritur suksesin të cilin sot e gëzon.

Ndër të tjera, ai e shpjegon procesin e zhvillimit dhe rritjes personale në mënyrë të vazhdueshme.

Si rezultat i kësaj, ai është autor i dy librave, në të cilat e shpjegon aspektin e zhvillimit profesional dhe spiritual.

Pjesa e parë e emisionit:

Sipas Shekit, nuk të nevojitet suksesi të cilin ti duhet ta paguash me shëndet e lumturi në jetë, por sukses është ai i cili krahas aspektit material të sjell edhe lumturi në shpirt!

Përveç këtyre, eksperti i meditimit dhe hipnozës e shpjegon edhe rëndësinë e procesit të vendimmarrjes dhe teknikat e meditimit të cilat duhet t’i aplikojmë, e që padyshim sjellin rezultat.

Në këtë emision do ta kuptoni qëllimin dhe vizionin që Sheki i kishte vendosur vetes përpara: lekët apo diçka tjetër më të rëndësishme?

Sa e rëndësishme është këmbëngulja dhe persistenca në arritjen e qëllimeve dhe sa sfiduese është kjo? Të gjitha këto dhe shumë tjera, na i shpjegon Sheki.

Pjesa e dytë e emisionit:

Exit mobile version