Telegrafi

Dënimi i Sllobodan Gavriqit shqyrtohet sot në Apel

Në Gjykatën e Apelit nisi shqyrtimi i dënimit të Sllobodan Gavriqit për vepra që lidhen me terrorizmin dhe rrezikimin e rendit kushtetues të vendit.

Gjyqtarja raportuese aktualisht po e paraqet një kronologji të rastit të Gavriqit që nga arrestimi deri te dënimi i tij dhe ankesa në Apel.

Jokanoviq duke folur për ankesën e tij, tha se nuk e konteston veprimet e Sllobodan Gavriqit, por vetëm kualifikimin e veprës penale.

Avokati pretendon se Gavriq nuk duhet të dënohet për përgatitje të veprave që lidhen me terrorizmin, por për eksport-import të armëve.

Gavriq tha se nuk ka çfarë t’u shtojë atyre që tha avokati i tij dhe i përkrahu deklaratat e Zhivojin Jokanoviqit, ndërsa Prokuroria e Apelit kërkoi nga gjykata hedhjen poshtë të ankesës së mbrojtjes së Gavriqit dhe vërtetimin e aktvendimit të gjykatës themelore.

Pas dënimit të Sllobodan Gavriqit nga Gjykata Themelore në Prishtinë, në Gjykatën e Apelit ishte ankuar avokati i tij Zhivojin Jokanoviq.

Sllobodan Gavriq u dënua me 13 vjet burg më 29 qershor të këtij viti. /lajmi.net/