Site icon Telegrafi

Turkut i shqiptohet dënimi më i rëndë në histori për mbytjen e maces

Një gjykatë e Stambollit dënoi një burrë që vrau qëllimisht një mace endacake me dy vjet e gjysmë burg dhe iu ndalua të largohej nga vendi, dënimi më i ashpër i dhënë ndonjëherë në Turqi sipas ligjit për mbrojtjen e kafshëve.

Stambolli është i famshëm për numrin e madh të maceve endacakë, të cilat askush nuk i prek dhe njerëzit kujdesen për to dhe i ushqejnë.

Videoja e vëzhgimit të publikuar në gjykatë tregon se si i dënuari ndoqi qëllimisht macen, Eros dhe e goditi për vdekje në një ashensor më 1 janar, raporton aa.

Ngjarja shkaktoi indinjatë dhe zemërim të madh në Turqi. Qindra aktivistë të të drejtave të kafshëve u mblodhën brenda dhe jashtë gjykatës, duke brohoritur “vrasës”. Ditët e fundit në rrjetet sociale është bërë popullor hashtagu, “Drejtësia për Erosin”.

Vetëm shpallja e aktgjykimit, e cila ende nuk është përfundimtare, u ndoq dje në sallën e gjyqit nga disa politikanë dhe aktivistë. Ministri turk i Drejtësisë, Yilmaz Tunc njoftoi përmes platformës X se ishte dënimi më i lartë i vendosur deri më tani sipas ligjit të Turqisë për mbrojtjen e kafshëve.

I riu i dënuar është mbrojtur me probleme mendore. Ai ishte dënuar më parë për të njëjtën vepër me një vit e tre muaj burg, por gjykata e uli atë në tre muaj për shkak të sjelljes së mirë. Më pas prokuroria bëri ankim.

Dhuna ndaj kafshëve shpesh mbush gazetat turke dhe aktivistët ankohen se ka shumë mangësi në ligj dhe se dënimet janë shumë të vogla. /Telegrafi/

https://twitter.com/alaz_hulya/status/1768298526121804226

Exit mobile version