Site icon Telegrafi

Dënimi i FIFA-s për Xhakën dhe Shaqirin, ministri Bajrami jep pagën e tij për pagesën e dënimit

Fitorja e Zvicrës ndaj Serbisë të premten që shkoi, bëri bujë të madhe e kjo për shkak të mënyrës së festimit të golave nga Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri.

Festimi i golave me shqiponjë nga Xhaka e Shaqiri, bëri që Serbia të ankohet në FIFA, duke kërkuar suspendimin e tyre. Mirëpo FIFA në vendimin që mori sot, ka vendosur që t’i dënojë vetëm me para Xhakën dhe Shaqirin.

Lexo po ashtu Zyrtare: Dënohen me para Xhaka, Shaqiri dhe Lichtsteiner për festën me shqiponjë

Menjëherë pas këtij vendimi të FIFA-s, filluan solidarizimet e shqiptarëve gjithandej botës për tu paguar këtë dënim dy lojtarëve që natën e së premtes bënë krenar mijëra shqiptarë.

Në mesin e tyre është edhe ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani i cili ka vendosur që një pagë të tij ta dhuroj për ta paguar një pjesë të dënimit për Granit Xhakën dhe Xherdan Shaqirin.

Hasani përmes një postimi në Facebook, ka thënë se emocionet që ata u dhanë të gjithë shqiptarëve nuk paguhen me para.

Postimi i plotë:

Nuk paguhen me para emocionet që na i sollën Granit Xhaka e Xherdan Shaqiri, kur festuan me shqiponjë, pas golave të tyre në ndeshjen Zvicër – Serbi. Ata u dënuan vetëm sepse nuk harruan rrënjët e tyre, nuk harruar nga vijnë.

Jo se ata nuk i kanë mundësitë financiare për ta paguar një dënim të tillë, por ndjenja e krenarisë që na dhanë me golat e tyre, më bën të ndjehem i obliguar që një pagë timen ta ndajë për pagesën e kësaj gjobe.

Vazhdon, djema e na bëni krenar! /Telegrafi/

Exit mobile version