Dënimi i çuditshëm për studentët që vonohen për ligjërata (Foto)
Agron Shala
Në Sichuan të Kinës, profesori ka gjetur një mënyrë unike që të ndëshkojë studentët që shkojnë vonë për të ndjekur ligjëratat.
Gu Huanmeis po i detyron studentët, që të mbushin një letër të bardhë të formatit A4, me shifrat e 1,000 emojive.
Sikur në kohëra të lashta, kur nxënësit janë detyruar të shkruajnë kolona me të njëjtën fjali nëse kanë bërë ndonjë faj, edhe tani po ndëshkohen në të njëjtën mënyrë, transmeton Telegrafi.
Por, ligjëruesi i Universitetit të Shkencës, Elektrikes dhe Teknologjisë, po pretendon se kjo nuk është vetëm një ‘shkrim mekanik’.
“Përshkrimi i këtyre shifrave, e zgjon trurin dhe i bënë ata më të aftë për nxënien e mësimeve të reja”, ka thënë Huanmeis, lidhur me këtë ndëshkim.
Në anën tjetër, studentët e dënuar nuk kanë bërë ndonjë protestë dhe i kanë përshkruar deri në fund të gjitha shifrat me të cilat krijohen figura të ndryshme kompjuterike. /Telegrafi/