Janë shqiptuar edhe dënimet për ekipe dhe lojtarë nga ndeshja gjysmëfinale Bashkimi – Sigal Prishtina.
Në Informatorin e gjysmëfinales së Kupës së Kosovës, Komesari i Garave të FBK-së, Bajrush Ademi ka shpërndarë dënime në total prej 350 eurove për gjysmëfinalistët.
Te Bashkimi janë dënuar Theron Bussey me 50 euro për gabim teknik, ndërsa trajneri Petar Mijovic me 150 euro për gabim teknik të përsëritur.
Ndërkaq te Sigal Prishtina me 50 euro është gjobitur Gerti Shima për gabim teknik, kurse ekipi bardhekaltër duhet të paguajë faturën prej 100 eurove për shkak të ndezjes së një mjeti plasës nga tifozëria e tyre si dhe është hedhur në fushën e lojës një shishe e mbushur me lëng.
Te gjysmëfinalja Peja-Trepça nuk është evidentuar asnjë incident dhe gabim për ndëshkim nga FBK.