Komesari i Garave të FBK-së, Bajrush Ademi, ka dënuar në total me 1 mijë euro skuadrat pjesëmarrëse në finale të ‘Final Fourit’ 2016, të cilën e fitoi Sigal Prishtina ndaj Pejës.
Peja është gjobitur me 300 euro në total, ndërsa Sigal Prishtina, me 700 euro.
Trajneri i Pejës, Branimir Pavic është gjobitur me 150 euro për shkak të gabimit teknik (të përsëritur), ndërsa 150 euro tjera kanë ardhur për shkak të hudhjes së gjësendeve të forta nga tifozët verdhezi.
Në anën tjetër Sigal Prishtina ka pësuar këto gjoba: Gabimi teknik i përsëritur i trajnerit Antonis Constantinides me 150 euro, sjellja josportive e të njëjtit 100 euro, hedhje e shishes së mbushur me ujë nga tifozët bardhekaltër 100 euro, hedhje e mjeteve plasëse nga ana bardhekaltër te ata verdhezi 150 euro, hyrja e personave jozyrtar pas fundit të lojës 200 euro.