Milani ka humbur ndeshjen derbi ndaj Juventusit në minutat e fundit të ndeshjes 2-1.
Por kuqezinjtë rrezikojnë të humbasin edhe sulmuesin e tyre kryesor Carlos Bacca.
Sulmuesi kolumbian në fund të ndeshjes iu është vërsulur gjyqtarit duke tentuar të qërojë hesapet me të.
Të martën do të mblidhet komisioni dhe do të shikohen videot për të parë fyerjet e Baccas dhe tentimin për ta sulmuar gjyqtarin.
Mediat italiane kanë raportuar se Bacca mund të rrezikojë të dënohet me tri ndeshje mos lojë.
Gjithashtu do të shikohen pamjet filmike me kujdes edhe për dy mbrojtësit, Mattia De Sciglio dhe Alesio Romagnoli.
Ndërkohë dënim mund të marrë edhe Adriano Galliani i cili zbriti në fushë nga tribunat.
Galliani bëri probleme edhe në tunel të stadiumit duke fyer gjyqtarët. /Telegrafi/