Telegrafi

Dënime për shoferët që vozisin ngadalë, në shiritin për ngasje të shpejta (Foto)

Në Nevada të Shteteve të Bashkuara, do të behët e ndaluar me ligj që të vozitet ngadalë, në shiritin që është i dedikuar për shpejtësi.

Veturat që nuk arrijnë 150 kilometra në orë, nuk mund të afrohen më në këtë zonë, meqë ajo është e lejuar vetëm për makina të shpejta, transmeton Telegrafi.

Kjo formë konsiderohet si lehtësuese e komunikacionit, si dhe ndihmëse e madhe për emergjenca të ndryshme.

Ende nuk bëhet e ditur se sa do të jenë dënimet, por pritet të bëhet e ditur kur ligji të hyjë në fuqi. /Telegrafi/