Telegrafi

Dënime për prodhuesit e xhamit për CRT-të?

Janë dënuar kompanitë japoneze Asahi Glass dhe Nippon Electric laGss, dhe kompania gjermane Schott Ag, derisa Samsung Corning Precision Materials është liruar nga dënimi për shkak se ka bërë publike të dhënat rreth kartelit. Dënimi i tërësishëm për kompanitë është 128 milion euro, e në të është përfshirë edhe lirimi prej 10% për shkak se kompanitë kanë pranuar se kanë marrë pjesë në kartel dhe me këtë kanë përshpejtuar tërë gjykimin. Asahi Glass duhet të paguaj 45 milion euro dënim, Nippon Electric 43.2 milion euro, e Schott AG 40.4 milion euro.

Karteli i kompanive të dënuara ka zgjatur katër vite, nga 23 shkurti i vitit 1999, deri me 27 dhjetor të vitit 2004, e gjatë kësaj kohe kompanitë kanë punuar së bashku për të kurdisur çmimet e xhamave të përdorur për ekranet CRT dhe televizorët në tregun evropian. /Telegrafi/