Telegrafi

Dënime për mos respektimin e himnit shtetëror kinez (Foto)

Prej një tetorit të këtij viti, në Kinë do të konsiderohet thyerje e ligjit ndryshimi i fjalëve të himnit dhe interpretimi tij nëpër ceremoni varrimi.

Banorët që kryejnë këtë shkelje, do të dënohen me 15 ditë burg si dhe emri tyre do të figurojë te ata që kanë kryer krime të rënda, transmeton Telegrafi.

Interpretimi i himnit dhe ngritja e flamurit gjatë festës shtetërore

“Marshi i vullnetarëve”, titullohet himni kinez, që është po ashtu i ndaluar të përdoret si melodi sfondi në ndonjë hapësirë publike.

Në mënyrë që të gjithë ta dinë tekstin, pritet që të jetë i bashkëngjitur në libra të shkollës fillore dhe të mesme, si dhe të jenë në dispozicion të personave të rritur.

Ligji i miratuar, parasheh që të gjithë të dinë ta këndojnë himnin, i cili do të interpretohet vetëm në organizime të partisë si dhe në festa shtetërore. /Telegrafi/