Miratimi i Projektligjit për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Luftimin e Financimit të Terrorizmit po shihet si mjaftë i rëndësishëm nga njohësit e rrethanave të sigurisë në vend, përkundër kritikave në përmbajtjen aktuale, dhe mos harmonisë me direktivat e Bashkimit Evropian.
Ky Projektligj përcakton masat, autoritetet kompetente dhe procedurat për zbulimin, parandalimin e pastrimit të parave dhe luftimin e financimit të terrorizmit.
Njohësi i rrethanave të sigurisë në vend, Avni Islami, thotë se deri më tani, në mungesë të këtij ligji, grupet kriminale e kanë përdorur Kosovën si oazë të pastrimit të parave, dhe nuk është ditur se nga vijnë paratë për financim të grupeve terroriste.