Mbrojtja e pjesëtarëve të ”Grupit të Kumanovës” kanë thënë se vendimet për dënim janë drakonike dhe se i gjithë procesi ka qenë i montuar.
”Ne si mbrojtje nuk kemi pritur dënime korrekte por as nuk kemi pritur kaq dënime të mëdha dhe drakonike. Me hetim ndërkombëtar do të vërtetojmë se këto njerës këtu janë sjellë për interesa të dikujt tjetër. Për gjithë vendimet do të japim ankesa. Kemi informacione për fakte që e vërtetojnë se kjo është e montuar. Me hetim ndërkombëtar do të mbyllet edhe ky rast. Shërbimet sekrete e kanë montuar këtë proces” tha Naser Raufi, njëri nga avokatët e mbrojtjes.
Gjithashtu edhe avokatët tjerë përmendin këtë rast si të montuar dhe të njejtit i kërkojnë hetim ndërkombëtar. /Telegrafi/