Telegrafi

Dënim me vdekje për dhunuesin dhe vrasësin e shtatëvjeçares (Video)

Imran Ali është arrestuar gjatë vitit të kaluar në Lahore të Pakistanit, nën dyshimin se kishte dhunuar dhe vrarë një shtatëvjeçare.

Pas gjetjes së trupit të Zainab Ansari, organizatat për të drejtat e grave dhe fëmijëve nisën protesta, të cilat u zgjeruan duke u bërë masive dhe të dhunshme, transmeton Telegrafi.

Ai është gjetur fajtor për rastin, ndërsa detektivët e kanë lidhur ADN-në e tij edhe me vrasjen e tetë vajzave tjera.

Gjykata e ka dënuar atë me vdekje, pa dhënë detaje rreth ekzekutimit. Në anën tjetër, prindërit kërkojnë që Ali të varret apo të mbytet duke e goditur me gurë në publik.

Policia e kishte gjetur trupin e Zainab në mbeturina, katër ditë pasi u zhduk nga shtëpia e tezes së saj, e joshur prej atij që më vonë e sulmoi.

Vdekja brutale e saj, tronditi banorët të cilët akuzonin qeverinë se qëndronte indiferente dhe nuk po bënte më shumë për mirëqenien e fëmijëve.

Turmat e zemëruara sulmuan ndërtesën e qeverisë dhe disa stacione policore, në protestat ku mbetën dy të vdekur dhe dhjetëra të lënduar. /Telegrafi/