Futbollisti shqiptar i Greuther Furthit, Jurgen Gjasula, është suspenduar me pesë ndeshje nga Gjykata sportive e Federatës e Futbollit të Gjermanisë.
Gjasula ishte përjashtuar me karton të kuq në ndeshjen që Greuther Furth barazoi ndaj Bochumit në fundjavë me rezultatin 2:2. Gjasula fillimisht e sulmoi një futbollist të Bochumit e më pas e shtyu arbitrin Robert Schroeder dhe e fyeu arbitrin e katërt Benjamin Blaser.
“Nuk duhej t’i ndodhte Gjasulës”, kishte thënë pas ndeshjes trajneri i Greuther Furthit, Stefan Ruthenbeck për “Sport1”, përcjell sot Koha Ditore.
Vendimi për Gjasulën ende nuk është përfundimtar, meqë klubi dhe lojtari mund të apelojnë dënimin.