Mesfushorit turk, Arda Turan i ka kushtuar shumë protestimi ndaj gjyqtarit.
Në ndeshjen Istanbul Basaksehir – Sivaspor, Turan reagoi ashpër ndaj gjyqtarit ansorë.
Mesfushori i Barcelonës i huazuar tek Basaksehir ka shtyrë dhe sharë gjyqtarin.
Federata e Futbollit të Turqisë, e ka dënuar me 10 ndeshje mos lojë për shkak të sulmit ndaj ansorit.
Me tri ndeshje tjera mos lojë për arsyejen se ka sharë gjyqtarin dhe me tri të tjera se e kërcënoi atë.
Ky është dënim rekord në kampionatin turk për një futbollist.
Basaksehir në këtë takim me Sivasporin barazoi me rezultat 1-1 duke mbetur mbrapa në luftën për titull.
Kujtojmë që Turan është i huazuar me të drejtë blerje nga skuadra turke.
Ky dënim i lojtarit mund të ulet pas ankesës që pritet ta bëjë Basaksehir. /Telegrafi/