int(1) Dënim prej 109.000 dollarësh për vozitësin e dehur - Telegrafi
Site icon Telegrafi

Dënim prej 109.000 dollarësh për vozitësin e dehur

Policia kishte ndaluar mashkullin 49-vjeçar gjatë tetorit të kaluar, të afërsi të qytetit jugor norvegjez Kristiansand.

Gjykatat norvegjeze përcaktojnë dënimet me para për vozitësit e kapur në gjendje të dehur në proporcion me pasurinë e tyre. Në pajtim me këtë është dënuar edhe norvegjezi i pasur, i cili brenda muajit fiton 117.000 dollarë, derisa pasuria e tij e përgjithshme është vlerësuar në 36.6 milionë dollarë.

Exit mobile version