Site icon Telegrafi

Dënim për mospagesën e tatimit prej 0,004 euro

Dëmin ndaj shtetit prej 0,004 eurosh, me kamatë dënuese prej 0,014 euro, pensionistja ia ka bërë në dhjetor të vitit të kaluar në një kioskë në të cilën punon kohë pas kohe ia ka fotokopjuar letërnjoftimin një studenti dhe ia ka paguar 0.1 euro, por nuk i ka lëshuar faturë, e as nuk e ka evidentuar atë në arkën fiskale.

Pensionistja e ka pas fatin e keq që studenti në fakt ka qenë një inspektor i maskuar i tatimeve e para gjykatës nuk i ka bërë punë mbrojtja që arka është e re dhe se shefi i saj, pronari i kioskës, nuk i ka dhënë kodin për ta përdorë atë.

"Po mos ta dënonim, kjo do të nxiste polakët tjerë të shkelin ligjet tatimore. E këtë gjë nuk guxojmë ta lejojmë. E dënuara ka pension prej 400 euro, vozitet me ‘Toyota’ dhe ka para të paguaj dënimin dhe shpenzimet gjyqësore", ka deklaruar gjykatësja e cila nuk lëshon pe edhe kur bëhet fjalë për shuma të parëndësishme si këto.

Pensionistja, megjithatë, nuk dorëzohet lehtë dhe pasi që Gjykata e Qarkut e ka vërtetuar dënimin e shkallës së parë, ajo është e gatshme të ankohet në instanca më të larta të shtetit.

"Për këtë shmangie veçmë është dënuar shefi im, unë vetëm i kam zbatuar urdhrat e tij. Nëse ai veçmë e ka paguar këtë dënim, pse do të duhej që unë ta paguaj sërish”, ka thënë ajo për mediet lokale. /Telegrafi/

Exit mobile version