Nga 70 deri në 110 euro dënim do të duhet të paguajë personi i cili për ndonjë arsye do të shkaktojë diskriminim, parashohin ndryshimet e reja në Ligjin për parandalim të diskriminimit të cilët analistët i vlerësojnë si qesharake krahasuar me dënimet për të kryetarit të cilët arrijnë deri në 600 euro, njofton 24Vest, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Ekspertët thonë se ligjet që duhet ti mbrojnë të drejtat dhe liritë e njeriut, parashohin dënime të ulëta përkundër atyre të cilat duhet ti mbrojnë politikanët dhe personat publik.
Dënimet për diskriminim në vendet tjera të rajonit janë shumë më të larta dhe shumë më tepër punohet në ngritjen e vetëdijes për diskriminimin./Telegrafi/