Adam Smithit nga Pembroke i Wales, i është ndaluar të mbajë kafshë për dhjetë vjetë, pasi e kishte lidhur një shqiponjë në kuzhinë dhe kujdesej për të sikur të ishte manar.
Shkaku i izolimit në një vend të vogël, shpeza kishte gjendje të mjerueshme dhe as që mund t’i hapte krahët, transmeton Telegrafi.
Madje, me vështirësi e ngrehte kokën, sepse ishte ushqyer keq, rrinte në hapësirë të errët dhe pa ajër të pastër.
Pasi është bërë ky zbulim gjatë muajit maj, banesa e 54-vjeçarit është pastruar dhe dezinfektuar, nga frika se mund të përhapet ndonjë sëmundje.
Pos ndalesës prej një dekade që të mos mbajë kafshë, ai është detyruar të punojë për 12 muaj për komunitetin pa pagesë dhe për të paguar afro njëmijë funte gjobë. /Telegrafi/