Site icon Telegrafi

Dënim një milion franga për tejkalim shpejtësie

Policia zvicerane, e cila ndaloi shoferin suedez në autostradën A12 ndërmjet Bernit dhe Lozanës, ku shpejtësia e kufizuar është 120 km/h, konfiskoi automobilin e tij si garanci derisa ta paguajë dënimin.

Edhe pse nuk ekzistojnë të dhëna statistikore, besohet se ky është rekordi absolut për tejkalim shpejtësie në autostradat e Zvicrës.

Shoferi u arrestua menjëherë, ndërsa së bashku me patentë shoferin atij iu konfiskua edhe automobili me vlerë 180.000 euro.

Tejkalimi i shpejtësisë më shumë se 25 kilometra në orë në raport me kufizimin e shpejtësisë paraqet vepër penale në Zvicër. /Telegrafi/

Exit mobile version